23:15, 20 Nëntor 2019

Mustafa Nano, opinionisti i njohur nga Shqipëria, ka thënë se duket që Albin Kurti dhe VV-ja synojnë si një lloj flirti të maskuar ose të pashprehur në publik me fenë dhe sidomos atë islame.

Ai deklaroi se është me idenë që gratë e mbuluara janë të nënshtruara dhe se nuk janë të lira.

“Një nga arsyet që mua më lë në mëdyshje kur vjen puna tek Albin Kurti dhe VV-ja është qëndrimi i tyre ndaj fesë, në veçanti ndaj fesë islame duket se synojnë si një lloj flirti të maskuar apo të pa shprehur, si duket duan të realizojnë një lloj komunikimi me masë të madhe myslimane pa e shprehur në publik”.

“Duan ta fshehin këtë masë flirti që ata në vërtetë mund ta kenë dhe kjo manifestohet edhe me qëndrimin që kanë shprehur ndaj shamisë. Për mua një grua që mbulohet nuk është një grua e lirë që ka marrë vendimin për tu mbuluar, sepse këtu është momenti që bëhet ngatërresa, një grua e mbuluar unë nuk mendoj që është një grua e lirë”.

Nano në Zona B të Klan Kosovës ka theksuar se raportet mes Ilir Metës dhe Edi Ramës kanë qenë të mira por nga reforma në drejtësi nuk janë normale.

“Opozita Metën e kanë sikur përfaqësuesin e tyre që po lufton kundër kësaj reforme, mirëpo nga ana tjetër kemi mazhorancën që është pro-reformës. Ka qenë si të thuash e vetmja forcë nga e cila komuniteti ndërkombëtar e kishte si intelagutore për reformën e vetmja forcë që ishte pro. Ka kohë që ajo ka treguar se reformën e ka dashur që sistemin ta kthejë nën kontrollin e vet. Kjo është arsyeja që është kaq e fortë. Kemi një president që reformën e do ta sabotojë me çdo kusht. Kemi një kryeministër apo mazhorancën që dëshiron që reformën ta shfrytëzoj për të vendos komandën në gjithë sistemin e drejtësisë”.

“Meta është presidenti më i keq që ne kem pasë në këto 30 vjet. Sot nuk ke kompetenca dhe liri si president ti je simbol i unitetit kombëtar dhe kompetencat janë shumë të limituara. Meta ka kohë që është agjenti më i fortë opozitar. Ai po e bënë këtë duke thënë se në Shqipëri po bëhet nami këtu ka diktaturë.  Situata është vështirë është me probleme por unë nuk shoh ndonjë situatë tragjikë që mund të legjitimojë që një president i caktuar të braktis funksionet e caktuara kushtetuese dhe të marrë rol opozitar. Nëse e ka për zemër të lë pozitën dhe të shkojë në opozitë,  është antikushtetuese të luash rolin e opozitës teksa je si president”.

Opinoinisti shqiptar po ashtu ka treguar mendimin e tij rreth mundësisë se a do të ketë zgjedhje në Shqipëri.

“Gjykata Kushtetuese do të krijohet edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve, besoj se deri në mars kjo gjykatë do të bëhet funksionale qoftë për të marrë vendimin e socialistëve që të largohet Meta, pra Gjykata do të jetë brenda marsit të jep vendime”.

“Unë nuk besoj që do të ketë zgjedhje pa u mbyllur mirë reforma ne drejtësi, unë mendoj se ndërkombëtarët që kanë investuar në drejtësi nuk do ta miratojnë idenë e zgjedhjeve të parakohshme”nëse kjo nuk mbyllet, sepse një ndërrim i pushtetit  konpromenton reformën. Në qoftë se sjell opozitën në pushtet ata do të sabotojnë atë, kur të bëhet reforma atëherë mundet të ketë zgjedhje”, ka thënë Nano.

Nano: Kurti dhe VV duket se synojnë një lloj flirti të maskuar me fenë – sidomos me fenë islame

Nano: Kurti dhe VV duket se synojnë një lloj flirti të maskuar me fenë – sidomos me fenë islame

Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 20 novembre 2019

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë