Nait Hasani: Kosova është Shqipëri - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nait Hasani: Kosova është Shqipëri

NULL NULL
13/11/2015

Deputeti Nait Hasani ka thënë për Klan Kosovën se lojën miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë do ta përcjellë përmes televizorit.

“Askush nga Federata e Futbollit nuk ka dërguar ndonjë ftesë zyrtare për të marrë pjesë si deputet të parlamentit, por as edhe si komisione parlamentare”.

” Ata si federatë vazhdimisht kërkojnë buxhet nga qeveria”.

Hasani ka bërë me dije se sot do të bëj tifozllëk për Shqipërinë.

“Mendoj që Kosova duhet ta marrë rrugën drejt Shqipërisë, sepse është më e mirë sesa rruga drejt Beogradit”.

“…dhe jo vetëm sot Kosova duhet të jetë Shqipëri, Kosova është Shqipëri” ka shtuar deputeti i PDK-së, Nait Hasani, njofton Klan Kosova.