Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagip Krasniqit i caktohet paraburgimi për 1 muaj (VIDEO)

NULL NULL
20.04.2023 16:33
nagip krasniqi pranga

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje Nagip Krasniqi është arrestuar nga policia për tri vepra penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “ushtrim i ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Foto: EO

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.