Nagelsmann: Na dhemb eliminimi nga EURO 2024 NULL NULL 06.07.2024 09:46 06.07.2024 09:46 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se i dhemb eliminimi i skuadrës së tij nga Kampionati Evropian. Ai tutje u shpreh se ndeshja me Spanjën ishte ballafaqim i fort, përcjell Klankosova.tv. Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën. Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë. Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh. Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, tha Nagelsmann. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.