Nagavci: Të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në projektligjin për paga - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagavci: Të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në projektligjin për paga

NULL NULL
18/08/2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në projektligjin për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

“Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak. Me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka njoftuar ministrja Nagavci.

Nagavci tha se ky projektligj dallon shumë nga ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij, sipas saj, do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

Ndër të tjera, projektligji i pagave, sipas Nagavcit, sjell: Koeficiente të dinjitetshme për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve; Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët; Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale; Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore; Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik; Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor më 1 shtator.