23:49, 17 Shkurt 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka uruar festën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se në ditë si kjo ka gëzim, por ka edhe dhimbje dhe mall për ata që nuk jetojnë më, ashtu si edhe respekt për ata që janë flijuar për lirinë.

Nagavci ka përmendur të gjitha aktivitetet që kanë qenë pjesë e agjendës shtetërore për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë duke thënë se “jo të gjitha aktivitetet dhe të gjitha takimet u pëlqejnë të gjithë qytetarëve” të cilët mund të kenë mendime të ndryshme.

Nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se shtrëngimet e duarve në aktivitete që janë ceremoniale nuk nënkuptojnë se ka pajtim  duke nënkuptuar kështu shtrëngimin – e shumpërfolur – të duarve që ka ndodhur sonte mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti

“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet”.

Postimi i plotë i Arbërie Nagavcit në Facebook:

Gëzuar 12 vjet Pavarësi Kosovë!

Në ditë festash kemi gëzim e shpresë.

Ndjejmë dhimbje e mall për ata që s’i kemi pranë, vlerësim e respekt për ata që sakrifikuan më të shtrenjtën nga vetja që ne të festojmë në liri.

Zakonisht festat i kalojmë me familjar e miq, por festat si kjo e sotmja edhe në aktivitete nderimi!

Për vite tashmë kemi marrë pjesë në homazhe e nderime me bashkaktivistët e Lëvizjes. Sot jemi me të njejtat ideale e synime, për një shtet të zhvilluar, me integritet e sovranitet të plotë, për mëmëdheun e pavarësinë si projekt të pafund, të pandalshëm e të përhershëm.

Sot filluam aktivitetet me ngritjen e flamurit, me nderime e vendosje kurorash në Kompleksin “ Adem Jashari” në Prekaz, tek varri i ish Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, tek varri i Veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, morëm pjesë në Seancën Solemne në Parlament ku na nderuar me pjesëmarrje edhe figura të njohura nga bota e artit, kulturës, sporit, biznesit etj,

Vijuam me Aktivitete në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në mbrëmje edhe në Pritjen Shtetërore për 12 Vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë ditës ka pasur dhe shumë aktivitete tjera dhe personalisht më mbet merak që nuk arrita të jem e pranishme në promovimin e pamjes së re të Obileskut NEËBORN, por koleget e mia ishin aty.

Shumë aktivitete, shumë miq e shumë bashkëpunëtorë, ashtu si dhe raste kur do të dëshironim më ndryshe e më mire.

Jo të gjitha aktivitetet e të gjitha takimet u pëlqejnë të gjithë qytetarëve, dikush ka mendime ndryshe dhe këtë e respektoj, dikush ka zili e dikush ndoshta dhe smirë.

Por ne kemi marrë përgjegjësi nga qytetarët, sot jemi në detyrë, në shërbim për të gjithë. Duke ruajtur parimet, duke punuar me dashuri e përkushtim për vendin.

Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet.

Andaj, njerëz të vullnetit të mire, bashkë me ndershmëri e dashuri të punojmë për vendin! Gëzuar!

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë