Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagavci: Pres të rritet dukshëm cilësia e teksteve shkollore

NULL NULL
27.04.2023 14:05
Arberie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Komisioni Parlamentar për Arsim sot i ka miratuar 3 pika të rëndësishme që lidhen me fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se miratimi i këtyre pikave është i rëndësishëm në fushën e arsimit.

“Projektligjin për Tekste Shkollore i cili ka për qëllim përcaktimin e normave, standardeve dhe procedurave themelore për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, materialeve mësimore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik në arsimin parauniversitar”.

“Si i tillë paraqet legjislacion thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim andaj, pres që të rrisë dukshëm cilësinë e teksteve shkollore në Republikën e Kosovës”, ka thënë Nagavci./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.