Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagavci: Nga shtet model tash jemi në fund, kështu ndodh kur bie nga Qeveria Kurti në Qeverinë Hoti

NULL NULL
13.07.2020 21:36

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Qeveria që të mos e pengojë votimin e Ligjin kundër pandemisë.

“Është një situatë shumë shqetësuese dhe ajo që po ndodhë është se numri i viktimave nuk po raportohet më. Për ato thuhet se ato kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Edhe pse gjendja po vështirësohet numri i rasteve pozitive po shtohet”, ka thënë Nagavci, njofton Klan Kosova.

“Kjo Qeveri e injoroi Ligjin për Pandemi duke e konsideruar si të panevojshëm. Në publik deklaruat se nuk qëndrojnë të gjitha arsyet dhe u shërbyet me argumente të pavërteta. Nga shteti model që ishim me ministrin Vitia – e konstatuar kjo jo nga ne por institucionet prestigjioze – tani jemi në tri vendet e fundit me gjendjen e vështirë me pandeminë”.

“Kështu ndodh kur nga Qeveria Kurti ramë te Qeveria Hoti. Nuk është e rastësishme situata në të cilën jemi”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.