Nagavci: Mustafa dëshmoi edhe njëherë se do të jetë në shërbim të Thaçit NULL NULL 20/04/2020 20/04/2020 Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se sot është konfirmuar se Presidenti Hashim Thaçi ka rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti përmes deputetëve të LDK-së. Përveç kësaj ajo ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar se është në shërbim të Thaçit. “Pas cicërrimes së mbrëmshme të Presidentit Thaçi, sot menjëherë u lajmërua Kryetari i LDK-së duke dëshmuar se edhe një herë do të jenë në shërbim të Thaçit”. “Presidenti Thaçi në mbrëmjen e dt.19 prill: “Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien” ( të hiqen). Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me dt.20 prill: “ Nëse LDK-ja do ta drejtonte një Qeveri, hapi i parë do të ishte heqja e reciprocitetit””.