Nagavci: Janë përmbushur më shumë se 90% e kërkesave, s’është përmbushur vetëm një - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagavci: Janë përmbushur më shumë se 90% e kërkesave, s’është përmbushur vetëm një

NULL NULL
22/09/2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci duke folur në kuvend për grevën në arsim , tha se janë përmbushur më shumë se 90% e kërkesave.

Ajo u shpreh se vetëm një kërkesë nuk është përmbushur, ajo e 50 eurove, përcjell Klankosova.tv.

“Janë përmbushur më shumë se 90% e kërkesave, nuk është përmbushur vetëm një, kjo kërkesa që po vazhdon me e thënë SBAShK-u “lëvizni edhe pak” për 50 euro, e për të cilën veçse u diskutua këtu se cila është arsyeja e refuzimit të vazhdimit në këtë linjë”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tha se vazhdimisht angazhohet për të respektuar të drejtën në arsim.