Nagavci e Murati kërkojnë që greva të ndërpritet dhe të vazhdojë dialogu social - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nagavci e Murati kërkojnë që greva të ndërpritet dhe të vazhdojë dialogu social

NULL NULL
23/09/2022

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku po diskutohet lidhur me grevën e përgjithshme në arsim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i kanë bërë thirrje Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë që ta ndërpresin grevën në arsim, njofton Klan Kosova.

“Jemi duke folur për kërkesa që edhe nëse nuk janë plotësuar në tërësi, bëhet fjalë për mbi 300 mijë fëmijë. Greva do të duhej të ndërpritej dhe të vazhdohet dialogu social”, ka thënë Murati.

Ndërsa Nagavci ka theksuar se janë përmbushur 99 për qind e kërkesave të SBAShK-ut.

“Mbi 99 për qind të kërkesave janë plotësuar, kërkesa jonë është që ta vazhdojmë dialogun”.

“Zgjidhja është të fillojë mësimi. Për të gjithë ata që janë të ndershëm këtu, kërkojnë me u hap mësimi menjëherë dhe mandej e vazhdojnë diskutimin”.

klankosova.tv