Myslimanët në Paris: Sulmi nuk ka të bëjë aspak me islamin (Video) NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Në lidhje me sulmet e fundit që ndodhën në Francë në natën e së premtes, kanë reaguar edhe anëtarët e komunitetit mysliman te Parisit. Sipas tyre feja islame nuk ka të bëjë aspak me sulmet, ndërkaq këta sulmes duhet quajtur vetëm terroristë. Banorë myslimanë të Francës me pak fjalë kërkuan që të respektohet feja e tyre dhe gjithsesi të gjejnë dallimin në mes të qenit radikalist e terrorist dhe të qenit mysliman, transmeton Klan Kosova. Sipas tyre kjo ka të bëjë me shtetet e fuqishme në gjithë globin, e që saktësisht problemin e kanë policia dhe terroristët në mes vete. Ndërkaq sipas raportimeve të Reuters, disa nga familjet tashmë kanë filluar edhe të kërkojnë identifikimin dhe hetimin sa më shpejt të rastit ngase sipas tyre po njolloset e gjithë feja e tyre e e gjithë familja.
Futboll Makina 'normale' që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit 35 sekonda më parë
Uncategorized Talebanët shënojnë vitin e parë në pushtet, gjersa kriza afgane thellohet (VIDEO) 4 minuta më parë