Lajmet e fundit
Tentimi për ndërtimin e një kishe në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, duket se po kthehet në mollë sherri.
Gjon Bojku dhe Musë Musa, në emisionin “Kosova Today”, janë ndër dy banorët që kanë marrë iniciativën për ta ndërtuar këtë kishë, transmeton Klankosova.tv.
“Fillimisht, idenë dhe projektin për ndërtimin e kishës e bën Ipshkvia e Kosovës, jo ne qytetarët. Unë ua kam dhuruar pronën për me ndërtu, që mos me pasë telashe për pronë, në kontakt me besimtarët katolikë të Vushtrrisë”, u shpreh Musa në Klan Kosova.
Pos tjerash, Musa tregoi edhe arsyet se pse po ndërtohet kjo kishë.
Nga ana tjetër, Bojku tha se si qytetar, i pagëzuar në fenë krishtere, tha se e përkrahë këtë iniciativë, duke theksuar se besimtarët katolikë kanë nevojë për një objekt të shenjtë.
“Nuk kam urrejtje për asnjë fe, nuk kemi asnjë lëvizje. Unë vajzën e kam të martuar për fe myslimane, dy nipat e mi janë myslimanë. Nuk i urrej myslimanët, janë vëllezërit e mi, rrënjë e një lisi, por është një çështje shpirtërore e jona, që aty ku ndihesh mirë aty beson”, u shpreh Bojku.