Myslimanët e Rusisë s’duan luftë (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 25.09.2022 20:40 nga Valdrin Ibishi 25.09.2022 20:40 Asnjë person në Dagestan nuk dëshiron të bëhet pjesë e luftës së pajustifikuar të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë. Madje, thirrjes për të dërguar rreth 300 mijë rezervistë në zonat e luftës nga ky vend iu përgjigjen me protestë. Këta banorë të rajonit të Makachkalas, zonë kjo e populluar me shumicë myslimane, e bën edhe me brohoritjet “ne jemi kundër luftës”, sikurse edhe “Rusia sulmoi Ukrainën”. Gjithë këtë hallakam zgjodhën ta bëjnë duke bllokuar shumë rrugë e një pjesë të autostradës. Kjo u përcoll edhe nga shumë policë. E për t’i frikësuar protestuesit, forcat policore u raportua se kanë shtënë edhe në ajër, si shenjë paralajmërimi. Në gjithë këtë hallakamë që ndodhi, pati edhe të arrestuar. Por kjo nuk i frikësoi aspak protestuesit, disa prej të cilëve zgjodhën edhe të debatojnë me policinë, duke iu thënë se shteti rus është agresori. Dagestani është ndër rajonet ruse ku mediat e pavarura e kanë identifikuar si atdheu i qindra ushtarëve të vrarë në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 24 minuta më parë