Myke Tyson shpenzon 40 mijë dollarë në muaj për marihuanë NULL NULL 14.08.2019 18:26 14.08.2019 18:26 Mike Tyson vazhdon me ekstravagancat që e kanë karakterizuar gjithë karrierën e tij si boksier, por edhe jetën jashtë saj. Që prej vitit 2018 ish-kampioni ka ngritur një fermë në Kaliforni ku i është kushtuar ekskluzivisht kultivimit të marihuanës për konsum. Por si zakonisht, fitimet “Iron Mike” nuk i kursen. Së fundmi ka zbuluar edhe shumën marramendëse që shpenzon për konsum personal. Gjatë një interviste radiofonike, Tyson i thotë ortakut të tij në fermë, Eben Britton: “Sa pimë në muaj? Rreth 40 mijë dollarë kanabis në muaj”. Ndërsa ai i përgjigjet: “Pimë rreth 10 tonë kanabis në muaj”. Tyson gjithashtu tha se të ardhurat mujore nga shitjet janë rreth 500 mijë dollarë. https://www.instagram.com/p/B1GGr3Uninp/?utm_source=ig_web_copy_link *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.