Muzeu i Luftës, një kërkesë e kamotshme që s’po gjen zbatim (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 12.03.2023 20:19 nga Flamur Gajtani 12.03.2023 20:19 Tavolina me 6 pjatat dhe ‘pritja’ e Ferdonije Qerkezit, vazhdon të jetë e shfaqur në Muzeun Etnologjik. Por sikur kjo që nga lufta i ka të zhdukur burrin e dy djemtë, janë edhe shumë beteja e masakra që ushtria serbe kreu në Kosovë gjatë viteve 1998-99. E që ato të mund t’i shoh çdokush, po kërkohet që të krijohet një muze i luftës që do të dokumentonte krimet e kryera nga Serbia, njofton Klankosova.tv. Sipas historianit Hakif Bajrami, ka mjaft dokumente që faktojnë gjenocidin, derisa propozon se çka mund të përmbante ky institucion. Edhe etnologët janë pro themelimit të këtij muzeu, i cili do të duhej të bëhet shumë më herët. Ilir Sopjani tregon se të interesuar për një gjë të tillë në Muzeun Etnologjik, janë jo vetëm vendoret. Një ide që tulltorja e Prishtinës të shndërrohet në muze të luftës e kishte dhënë edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli më 2019, por diçka e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 5 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 10 orë më parë