9:42, 17 Janar 2020

Etnologja Erodita Qorkadiu-Haxhiu ka treguar një historik të shkurtë të Muzeut Etnologjik të Kosovës dhe dy objekteve ku gjendet ai.

“Muzeu etnografik i ka dy ndërtesa kryesore, njëra e shekullit VIII dhe tjetra e shekullit XIX. Historiku i Muzeut Etnologjik është shumë interesant sepse në të kaluarën aty ka jetuar familja e Minxhikut dhe në vitet e 50-ta kanë mërguar në Turqi dhe prej asaj kohe ka mbetur në mbrojtje të shtetit. Në vitin 2006 është rihapur dhe prej asaj kohe funksion si muze”.

Qorkadiu në Sytë 7 tha se më e mira e muzeut janë shumëllojshmëria e artefakteve të mbledhura nga shumë vise shqiptare.

“Fatmirësisht kemi artefakte të të gjitha llojeve duke filluar prej poçerisë, tekstil dhe veshje të të gjitha krahinave të Kosovës. Po ashtu ka edhe veshje të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Artefakte janë edhe filigranit që është njëra prej koleksioneve më karakteristike, vegla pune, drugdhendje e kështu me radhë”.

Por sa vizitorë ka ky muze?

“Vitin që shkoi kemi pasë 20.000 vizitorë dhe fatmirësisht Muze Etnografik ka hyrë në listën europiane që ka bërë të vijnë edhe shumë vizitorë të huaj ku në dhjetë vjetët e fundit janë shtuar. Ata pas vizitës dalin me shumë përshtypje të mira dhe që japin informacione edhe jashtë botës që ia vlen të vizitohet kultura e popullit tonë”.

“Në muze janë të ndara dhomat duke filluar nga ajo e zjarrit, odën e burrave, dhomën e nënave. Besoj që si të zgjohesh në mëngjes ka etnografi dhe secili vizitor mund ta gjejë veten sepse qëllimi ynë është që përveç ruajtjes së eksponateve, të bëhet edhe promovimi sa më i mirë i tyre. Për ata që nuk kanë qenë ia vlen të vijnë dhe ta vizitojnë”.

“Vizitorët më të mirë janë fëmijët dhe nxënësit, por kemi edhe numër të madh të vizitorëve të huaj”.

“Trip adviser e ka futur Muzeun Etnografik në top pesëshen si atraksion për me ardhë. Ne kemi bërë edhe aktivitet të shumta jashtë vendit si në Belgjikë, Francë dhe në Gjermani me ekspozitat më të mira”.

“Objekti i shekullit në XIX është në renovim që nga 2017 dhe aktualisht nuk po punohet duke marrë parasysh edhe kohën, por besoj që vitin që po vjen do të kryhet renovimi. Ministria e Kulturës ka marrë inciativë për këtë rifreskim të restaurimit sepse objekti ka qenë në rrezik”.

“Shpresoj të bëhet më shpejt pasi do të vjen një ekspozitë shumë e veçantë dhe ato koleksionet që i kemi do të rifreskohen dhe do të jenë të ekspozuara në mënyrë permanente”.

Qorkadiu tha se puna për renovim nuk e ndali numrin e vizitorëve pasi që kanë vazhduar punën pavarësisht ndërtimeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë