Mustafiq nga Partia Boshnjake thotë se qeveria nuk arriti të japë rezultatet e pritura nga zgjedhësit NULL NULL 19.08.2022 14:07 19.08.2022 14:07 Shefi i grupit parlamnetar të Partisë Boshnjake, Suljo Mustafiq ka deklaruar se për shkak të rezultateve të këqija të Qeverisë së 42-të të Malit të Zi, disa nga anëtarët e saj filluan të formojnë një shumicë të re në parlament, si dhe një pushtet të ri ekzekutiv. Ai tha se rezultati ishte një memorandum mes partive minoritare, Ura dhe PKSH si shtylla kurrizore e qeverisë së sotme. Sipas tij qeveria nuk ka arritur të veprojë në përputhje me parimet dhe të japë rezultatet e pritura nga zgjedhësit, qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar. “Ne besuam në synimet e vendosura të qeverisë dhe punuam për realizimin e tyre. Këto ishin zhbllokimi i rrugës europiane, marrëveshja për legjislacionin zgjedhor, rishikimi i gjendjes së arsimit, marrja e standardeve përfundimtare në kapitujt 23 dhe 24, ndalimi i largimit të investitorëve. Megjithatë, cilat janë faktet e padiskutueshme dhe rezutatet? – Qeveria arriti deri diku të japë një përgjigje në sferën ekonomike dhe sociale. Ajo mbaroi dhe hapi autostradën dhe filloi bisedimet për fazat e mëtejshme të ndërtimit… filloi bisedimet për projekte të tjera kapitale, u bë përparim në pjesëmarrjen e pakicave në poste drejtuese, gjë që shihet edhe nga pozicioni i kryeministrit”, deklaroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Emmerson: Specialja s’ka paraqitur prova se Veseli ndërhyri në drejtësi 9 minuta më parë
Kosova Rastet e fundit, policia përgëzohet për profesionalizëm e efikasitet (VIDEO) 10 minuta më parë
Lajme Putin: Rritja e popullsisë ruse do të jetë qëllimi ynë për dekadat e ardhshme 23 minuta më parë