Mustafi: Shaip Kamberi i ka siguruar votat për deputet NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka thënë se Kamberi ka siguruar votat, sipas vlerësimeve të para, njofton Klankosova.tv. “Sipas vlerësimeve tona, kemi siguruar votat, përkatësisht numrin e votës dhe përfundimin e këtij procesi. Diku 630 vota, shohim sipas vlerësime tona, kur të hapen kutitë e votimit”, është shprehur Mustafi. “Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota”, shtoi ai. Ndryshe, Shaip Kamberit i duhen 610 vota për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.