Mustafa: Zenun Pajaziti u zgjodh me shkelje statuti- PDK s’i ka punët mirë në Gjilan NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Ballë për ballë me Shkodran Gajrakut në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, i ftuar ishte ish-kryetari i komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së , Qemajl Mustafa. Mustafa ka shprehur kundërshti me zgjedhjen e Zenun Pajazitit si kryetar të degës së PDK-së në Gjilan, duke theksuar se kjo nuk është personale. “Kjo kundërshti për udhëheqësin e re të PDK-së nuk ka të bëjë me personalen, por me statutin me rregullat të cilat janë cenu. Ka të bëjë edhe me një aspekt tjetër, ajo që quhet nepotizëm, pasi pesë vite të tëra e ka udhëhequr degën kushëriri i tij Imri Zeka,” ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova. “Ky statuti i fundit i PDK-së parasheh që kryetarin e degës ta zgjedhë këshilli i degës e jo kryesia, kësaj radhe e ka zgjedhur kryesia.” “Ka histori kjo punë, pasi që Zenun Pajaziti është emërua në njëfarëlloj shpikje te partitë e tona njëfarëlloj konsensusi.” Më tej, ish i pari i Gjilanit është shprehur se ai mund të rikthehet në kreun e kësaj dege vetëm më nj proces tjetër zgjedhor, gjithashtu ai ka theksuar se PDK-ja nuk i ka punët mirë në Gjilan dhe në disa degë tjera. “Unë mund të rikthehem vetëm me një proces të rregullt zgjedhor, tani nuk do të kthehem në këtë linjë pasi kemi shumë polarizim në degë.” “Situata në degë është jashtëzakonisht e rëndë,jo vetëm në Gjilan por edhe në disa degë tjera.” “Jam kontributdhënësi më i madh në Gjilan këto 15 vite.” “Pasi që kam humbur askush nuk më ka ftuar më nga partia. As fitoret s’i kam fituar vetë as humbjen se kam marrë vet”, ka përfunduar Mustafa, njofton Klan Kosova.