Mustafa: Vuçiq mund të thotë çfarë të dojë NULL NULL 10.08.2015 12:49 10.08.2015 12:49 Kryeministri i vendit Isa Mustafa e ka komentuar idenë e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq për caktimin e një date për të përkujtuar vikitimat e luftërave në ish-Jugosllavi. Ai ka thënë se Vuçiq mund të thotë çfarë të dojë por sipas tij Kosova është e fokusuar në zhvillimin e vendit. Shefi i ekzekutivit kosovar ka paralajmëruar një qëndrim për këtë çështje në ditët në vijim. Mustafa këto komente i bëri gjatë qëndrimit së bashku me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe atë të të Financave, Avdullah Hoti në një tokë bujqësore, që ndodhet në sistemin e ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” në magjistralen Gjakovë-Prizren. Kreu i qeverisë me këtë rast u shpreh se po punohet në krijimin e kushteve sa më të mira për bujqit dhe fermerët e vendit, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day