Mustafa viziton Istogun, premton mbështetje NULL NULL 14/11/2015 14/11/2015 I pari i ekzekutivit ka marr pjesë në vënien e gurëthemelit të memorialit kushtuar Ibrahim Rugovës, ndërsa ka premtuar mbështetje për projektet e Istogut. Kryeministri, Isa Mustafa, të shtunën, ka vizituar komunën e Istogut dhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën. Më pas, të dy së bashku, morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e memorialit kushtuar presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova. Ai tha se memoriali do të financohet nga buxheti i Kosovës me participim të komunës, pasi Rugova është një nga figurat më të mëdha të popullit. Mustafa u zotua se do ta mbështes komunën e Istogut në projektet e ardhme, ndërsa vizitoi edhe punimet që po zhvillohen në burimin e Istogut. klankosova.tv