Mustafa viziton fermerët në Kamenicë NULL NULL 20/04/2020 20/04/2020 Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar edhe sot vizitat në terren, për të parë nga afër mbarëvajtjen e veprimtarive bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në kohën e pandemisë. Gjatë ditës, Mustafa ka qëndruar në Komunën e Kamenicës , ku ka përcjellë punën e fermerëve në mbjelljet pranverore të kulturave bujqësore. Ai ka vizituar edhe plantacionet e arrave, si dhe disa ferma blegtorale në këtë rajon. “Me masat që kemi ndërmarrë, pas situatës së krijuar në vend kam krijuar kushte më të mira, më të favorshme dhe më të përshtatshme për punë për të gjithë bujqit në vend. Po ashtu, edhe përmes vizitave në terren po njihem më afër me shqetësimet dhe problemet e secilit fermer, për të cilat do të angazhohem në vazhdimësi që t’i adresoj në mënyrën më të mirë të mundshme”. Fermerët e kësaj komune janë njoftuar nga ministri edhe me programin e pagesave direkte dhe atë të granteve, të cilat theksoi se do të ndikojnë në fuqizimin e mëtejmë të prodhimtarisë bujqësore.
Kosova Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel, kompromis apo raund i ri i grindjeve? 4 minuta më parë
Lajme Serbia i dërgon letër ngushëllimi Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata 4 minuta më parë