Mustafa: Unë i ftova Limajn dhe Ahmetin në takim - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Unë i ftova Limajn dhe Ahmetin në takim

NULL NULL
19/08/2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se në takime të ndara sot është takuar me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmetin.

Mustafa ka bërë të ditur se ai i ka ftuar Limajn dhe Ahmetin në takim, njofton Klan Kosova.

“Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme”.

“Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar”.

“Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

klankosova.tv