Mustafa thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet NULL NULL 06.04.2020 22:28 06.04.2020 22:28 Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, u ka bërë thirrje bujqve që të mos pranojnë që zyrtarët e kësaj ministria të ua plotësojnë aplikacionet për subvencione. “Për të ndaluar konfliktin e interesit dhe mundësitë e keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre, kam nxjerrë sot vendim që u ndalon të gjithë zyrtarëve të MBPZhR-së në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve, apo pjesëve të aplikacioneve, për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020”, është shprehur Mustafa, transmeton Klan Kosova. “Të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vet e kam nënshkruar i pari deklaratën”. Thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet!Për të ndaluar konfliktin e… Publiée par Besian Xh Mustafa sur Lundi 6 avril 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 4 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë