Mustafa: Tërmeti ishte i fuqishëm, jemi në një zonë sizmike (VIDEO) NULL NULL 23.04.2022 00:38 23.04.2022 00:38 Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmik i Kosovës tha se tërmeti me epiqendër në Bosnje, e që u ndie edhe në Kosovë, ishte një termet shumë i fuqishëm, i cili lëkundi vendet në një rreze deri në 400 kilometra. “Edhe ne ishim të përfshirë brenda asaj zone, është shumë normale lëkundja e territorit të Kosovës, sepse ishte një tërmet shumë i fuqishëm”, tha Mustafa. “Nga Zagrebi deri tek alpet shqiptare është një zonë e cila gjeneron tërmete të fuqishme, ka gjeneruar dhe do të vazhdoj të gjenerojë tërmete, dhe kjo tregon se jemi në një zonë sizmike, edhe pse nuk godet në territorin e Kosovës, por godet vendet fqinje”, u shpreh tutje Mustafa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024