Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të vendosen dy masa për ta përballuar ngritjen e çmimeve. Mustafa në Kuvendin e Kosovës propozoi që të hiqen për tre muaj akciza dhe TVSH-ja. “Ne propozojmë që të hiqet akciza në derivate për tre muaj me mundësi edhe për tre muaj të tjerë dhe po ashtu heqjen e TVSH në disa produkte bazë”- tha Mustafa. Ai tha kjo mund të bëhet nga Qeveria me anë të një udhëzimi administrativ. Sipas tij qytetarët çdo ditë po ankohen për ngritje çmimesh.