Mustafa takon të rinjtë, u premton kushte më të mira - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa takon të rinjtë, u premton kushte më të mira

NULL NULL
12/08/2015

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor të Kosovës.

Mustafa u premtoi të rinjëve një varg përmirësimesh në të cilat sipas tij qeveria është duke punuar, njofton Klan Kosova.

“Do të krijojmë kushte më të mira të jetesës”.

“Investimet e qeverisë do të shpërndahen për interesa të rinisë dhe do të kujdesemi që rinia të mos jetë e politizuar”.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor të Kosovës, Vesa Ibrahimi, i ka kërkuar kryeministrit “financim pasi nuk mund të funksionojnë pa një sasi të caktuar mjetesh financiare”.