Mustafa: S’ishte vetëm Kurti, edhe ndaj meje ka pasur veprime për atentat NULL NULL 19.09.2022 16:20 19.09.2022 16:20 Ish-kryeministri, Isa Mustafa: Kurti do të sjell një lloj autonomie për serbët Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se jo vetëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, u planifikua atentat. Mustafa tha për Klankosova.tv se ndaj tij pati veprime për atentat. Ai tha se disa herë ishte sulmuar nga militantët e Vetëvendosjes. Madje ish-kryeministri i Kosovës i përmendi disa raste kur ai ishte sulmuar me bomba molotovi dhe me gurë. “Tani e lexova deklaratën e avokatit Besnik Berisha, i cili ishte këshilltar i imi sa isha kryeministër. Është e saktë ajo që ka deklaruar z. Berisha”- tha Mustafa. “Jashtë këtij rasti ka pasur edhe veprime për atentat siç është gjuajtja e shtëpisë time me bomba molotov nga VV, tentimi të gjuhet makina ime zyrtare nga militantët e VV-së me iriq të hekurt, gjuajtja me gurë e makinës time, por duke e qëlluar makinën e përcjelljes policore në një natë në kthim nga Suhareka. Të gjitha këto i dinë organet e drejtësisë”- tha Mustafa. Avokati i tij Besnik Berisha, tha se ish-kryeministri e kishte pasur situatën e njëjtë, pa dhënë detaje shtesë se për cilin rast bëhet fjalë. “Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat ( nëse veç ka qenë e vërtete kjo). Situatë e njëjtë ka qenë edhe me ish-Kryeministrin Mustafa. Detajet i dinë organet e sigurisë me të cilat unë si këshilltar i tij kam bashkëpunuar ngushtësisht në hetimin e këtij rasti”-tha Berisha. Çka përmban dokumenti i planit për atentatin ndaj Albin Kurtit? (Dokument) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 43 minuta më parë