Mustafa: Serbia po keqpërdor drejtësinë duke e dëmtuar imazhin e Haradinajt NULL NULL 02/03/2017 02/03/2017 Kryeministri i Kosovës, Isa Musftafa, konsideron se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia. Mustafa përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se Serbia në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synim degraduese për tërë popullin e Kosovës. Ai ka thënë se përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Kreu i Qeverisë ka deklaruar se beson shumë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë. Gjithashtu ai i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, kurse institucionet francezeve u ka kërkuar që të mundësojnë kthimin e ish kryeministrit Haradinajt në Kosovë.
Kosova Bugajski: Ndryshe prej Kosovës, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus 8 minuta më parë