Mustafa: Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit, e në dimër? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit, e në dimër?

NULL NULL
15/08/2022

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas njoftimit të KEDS-it ku është paralajmëruar se qysh nga sot do të ketë reduktime të rrymës.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë që çmimi i rrymës pritet që të dyfishohet.

“Dimër mesjetar po na vjen. Qeveria rrudhë krahët… as frigoriferi i famshëm s’do të ju ketë rrymë. Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit. E në dimër? Dhe peleti mbi 400 euro. Dhe drunjtë drejt 100 euro. E kur s’punon KEK-u s’do të ketë as ngrohje qendrore. Çmimi i rrymës pritet të dyfishohet. Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor? Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë. Kundërshtuan, protestuan, sulmuan deri në dështim zyrtar termocentralin me thëngjill Kosova C dhe termocentralin me gaz”, tha ai.

Tutje Mustafa ka thënë që me këtë paaftësi qeverisëse sipas tij, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre.

“Do t’i detyrojnë prindërit t’i kthejnë fëmijët në shtëpi… ku as atje s’kanë ngrohje e as rrymë. Kush do t’i kryej punët e këtyre prindërve në vendet e tyre të punës… ku s’ka as ngrohje e as rrymë?”.