Mustafa pret nga arsimtarët të jenë pranë nxënësv - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa pret nga arsimtarët të jenë pranë nxënësv

NULL NULL
29.04.2015 10:40

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se greva e sotme e mësimdhënësve është e papranueshme.

Sipas tij shtetit të Kosovës të gjithë i kanë borxh se siç tha ai është obligim i secilit që të kujdeset për fëmijët që ata të kenë një mësim të rregullt.

“ Para së gjithash e kemi obligim të kujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të kenë mësim të rregullt dhe të mos shkaktojmë situata, që ata, në vend se të jenë në klasë dhe në salla të mësimit, të bredhin rrugëve dhe atje ku nuk duhet, nga teket politike dhe kërkesat e pabazuara të disa individëve në sindikatë.”, ka shkruar Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook.

Mustafa më tej ka thënë se pret nga arsimtarët e vendit që sot të të jenë pran nxënësve dhe ta mbajnë mësimin.

“Unë pres nga arsimtarët që ata të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësimin. Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lehet në rrugë. Nuk është e drejtë që askush të marrë pagë të plotë e të mos e bëjë punën e vet”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se përkundër vështirësive buxhetore që ka shteti i Kosovës, qeveria u ka rritur pagën mësimdhënësve.

“Qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër shumë vështirësive buxhetore të cilat i kemi, të cilat janë shumë më të mëdha sesa duken në opinion”, ka përfunduar ai.

lajme të ngjashme