Mustafa përkujton Rugovën me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes NULL NULL 02.12.2019 08:16 02.12.2019 08:16 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes. Mustafa ka thënë se Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, transmeton Klan Kosova. “Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”. “Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”. klankosova.tv
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023