Mustafa përkujton mbi 80 viktima të masakrës në Lybeniq NULL NULL 01.04.2019 13:13 01.04.2019 13:13 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në përvjetorin e 20-të të masakrës së Lybeniqit, ka përkujtuar mbi 80 viktima të ekzekutuar nga forcat serbe. “Po bëhen 20 vite kur u ekzekutuan shumë burra, gra e fëmijë të pambrojtur të cilët sot janë pjesë e historisë sonë të dhimbshme por njëkohësisht krenare”. “Qytetarët civil në Lybeniq ishin të pafajshmit dhe të pambrojturit e radhës, ndër shumë masakra që kishin filluar nëpër gjithë Kosovën nga forcat policore serbe të cilat pa mëshirë kishin filluar të masakronin dhe terrorizonin popullatën civile”. “Sot, me krenari kujtojmë të gjithë dëshmorët e vendit të cilët u sakrifikuan për ëndrrën që po e jetësojmë, lirinë dhe pavarësinë. Poashtu, është i dhimbshëm fakti që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk kanë dalur para drejtësisë ani pse kanë kaluar 20 vite nga lufta e fundit në Kosovë. Për çdo familje mbetet plagë e hapur gjetja e trupave të familjarëve të tyre. Lavdi dëshmorëve të vendit”, ka thënë Mustafa, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë