Mustafa për takimin e 2 shtatorit: Rikonfirmim i angazhimit të SHBA-së për dialogun

Mustafa për takimin e 2 shtatorit: Rikonfirmim i angazhimit të SHBA-së për dialogun

1 muaj më parë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se takimi i Ushaingtonit, Kosovë-Serbi që do të mbahet më 2 shtator është rikonfirmim se Amerika është e angazhuar në këtë proces.

“Takimi në Uashington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.
Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova./

“Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”.