11:56, 12 Shkurt 2019

Ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa ka folur edhe për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Europiane.

Kryetarja e këtij Komisioni e ka pyetur ministrin atë se cili ka qenë bashkëpunimi i organeve kompetente për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

“Unë kam kërkuar menjëherë takim pas përhapjes së lajmit dhe kam kërkuar që të hetohet procedura e hetimeve se si ka rrjedhur menjëherë pas raportimit të rastit. Unë nuk mund të bëjë më shumë, pasi nuk dua që të ndërhyjë në hetime”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se ka kërkuar që të merren masa ndaj abuzuesve urgjentisht si dhe kërkoi që ky rast të mos e zbeh besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, deputeti i pavarur Milaim Zeka tha se ndjehet i turpëruar që është deputet i legjislaturës kosovare.

“Marre më vjen që jam deputet në Kuvendin e Kosovës. Me seancën e jashtëzakonshme, Kosovës i ka dalë faqja e zezë nëpër botë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë