Mustafa për bisedimet me Vetëvendosjen: Kemi arritur mjaft shumë harmonizim NULL NULL 08.11.2019 14:58 08.11.2019 14:58 Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar lidhur me bisedimet që kjo parti ka zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje. “Ne sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së u informuam nga ekipi lidhur me rrjedhën e dialogut, bisedave dhe negociatave që po i zhvillojmë me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizimin e programit qeverisës”. “Kryesia ka vlerësuar që ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyeshme në prezantimin e pjesës së programit tonë”. “Vlerësojmë që është arritur mjaft shumë harmonizimi si në pjesën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe pjesëve të tjera gjithherë me qëllim që qeverisja e ardhshme të jetë më e fokusuar dhe efektive, ndërkaq në pikëpamje të shpenzimeve të jetë shumë më ekonomike se sa që ka qenë qeveria e fundit dhe ato të mëparshme me numër shumë të madh të ministrive, ministrave, zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave”. Mustafa ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen në nivel të kryetarëve dhe nënkryetarëve, njofton Klan Kosova. “Do të vazhdojmë pas certifikimit të rezultateve ku do të jem unë, nënkryetarët e LDK-së dhe një përfaqësues i ekipit që ka punuar deri tani në mënyrë që të harmonizojmë edhe disa çështje që janë të lidhur me dialogun me Serbinë, investimet strategjike, funksionimin kushtetues si dhe me marrjen e përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 37 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë