Mustafa në Tiranë, në pikëpyetje takimi me Vuçiqin NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik të Vjenës që mbahet në Tiranë. Por, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se nëse shefi i qeverisë kosovare Isa Mustafa në këtë forum do të prezantohet si “Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ai do ta lëshojë takimin. Kështu ka thënë një zyrtar serb i cili ishte pjesë e delegacionit me shefin e qeverisë serbe, gjatë qëndrimit në Tiranë, sipas të cilit, mund të priten provokime./Klan Kosova.