11:45, 12 Shkurt 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me raportin zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Mustafa tha se ministria që ai drejton ka ndërmarrë një sërë masaash në zbatimin e Reformave të Agjendës Europiane, njofton Klan Kosova.

“Gjatë vitit 2018 janë marrë 70 masa në kuadër të Planit Kombëtar për zbatimin e MSA-së”.

Mustafa shprehu angazhimin se MPB është e angazhuar për zbatimin e këtij plani të hartuar vitin e kaluar dhe që ka të bëjë me çështjet e migracionit dhe integrimin e personave të riatdhesuar në shoqërinë kosovare.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Kosova ka bërë pak në luftën kundër ekstremizmit, korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe kundër narkotikëve.