Mustafa: Mund të jetojmë edhe pa liberalizim, por më keq - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Mund të jetojmë edhe pa liberalizim, por më keq

NULL NULL
16/12/2015

Kryeministri  Isa Mustafa ka thënë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe BE-së nuk ndodh nëse bizneset e qytetarët e Kosovës janë të izoluar.

“Nuk shohim asnjë arsye që BE-ja nuk  dëshiron vetëm qytetarët e Kosovës që të mos mund të lëvizin pa viza”.

“Nëse dikush na tregon se ne dallojmë nga qytetarët tjerë në Ballkan atëherë në rregull por këtë nuk mund ta bëjë askush”

Kreu i ekzekutivit para ministrave të kabinetit të tij në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se ka takuar edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

” Ai tha se ky dokument nuk është përfundimtar dhe ka të bëjë me zgjerim”.

“Ne mund të jetojmë edhe pa liberalizim por më keq se të tjerët”.

“Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta nga BE-ja”

” Të bëjmë apel që BE-të jetë e drejtë në këtë proces” ka shtuar numri një i Qeverisë.

Mustafa ka potencuar më tutje se Kosova ka punuar dhe beson se vitin e ardhshëm qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza, njofton Klan Kosova.