Mustafa monitoron mbjelljet pranverore në Viti - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa monitoron mbjelljet pranverore në Viti

NULL NULL
20/04/2020

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.

“Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, që të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës, do të angazhohem në vazhdimësi për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit, që veprimtaria juaj të vazhdoj të fuqizohet, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu, Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar Ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar me punën që po bën kjo komunë për sektorin e bujqësisë.