Mustafa: Ligji për Specialen, së shpejti NULL NULL 16.06.2015 17:04 16.06.2015 17:04 Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar të martën se votimi i draftligjit që hap rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale është çështje ditësh. Mustafa ka shtuar se duhet të jenë të sigurt që kjo gjykatë të marrë votat e mjaftushme në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij nuk ka asnjë arsye që çështja e Speciales të zgjatet me javë. Shefi i qeverisë kosovare ka bërë me dije poashtu se tashmë është punuar edhe ligji mbi dhomat e veçanta i cili është hartuar në Bruksel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.