Mustafa, Kurtit: Kur shkarkove Veliun ne ishim shqiptarë, me serbët pakicë është pak më ndryshe NULL NULL 14.10.2021 14:44 14.10.2021 14:44 Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët doganierë të vendit nisën mëngjesin e djeshëm një aksion policor në disa prej komunave të Kosovës, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Zveçan. Serbë të shumtë u mblodhën për të kundërshtuar aksionin që kishte për bazë luftimin e kontrabandimit me mallra. Përpos ofendimeve që bënin në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës dhe gazetarëve që po raportonin, serbët nisën të gjuanin me gurë, të hidhnin bombola gazi, digjnin veturat e duke mos lënë anash edhe të shtënat me armë. Por për gjithë këtë, ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq bëri një reagim duke e krahasuar këtë ngjarje me “Natën e Kristalt”. ”Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, deklaroi Rakiq. Rakiq si shumë herë të tjera vazhdoi të deklarohej kundër vendimeve të institucioneve të Kosovës e duke mos u mjaftuar me kaq duke kërcënuar hapur në drejtim të kosovarëve. Por pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ende nuk ka marrë vendim për shkarkimin e tij. Lidhur me këtë ish-kryeministri Isa Mustafa, ka thënë për lajmi.net, se gjatë mandatit të tij kishte shkarkuar dy ministra të qeverisë, të komunitetit serb. Sipas tij Njërin për shkak të deklaratave të tij për nënat gjakovare dhe tjetrin për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe të dëmshme kundrejt politikave të qeverisë, ku ai bënte pjesë. ”Nuk i kam shkarkuar për shkaqe të mospunës apo se ishin serbë”, shtoi Mustafa. Përpos kësaj, ish-lideri i LDK-së tha se nuk i thotë Kurtit as të shkarkojë, e as të mbajë ministrin Rakiq, por se ai e ka përgjegjësinë për çdo veprim të tij si kryeministër. ”Ajo që e shoh të nevojshme të them është se me qytetarët tanë serbë në veri të vendit, sidomos duhet të ndërtohen ura e komunikimit. Çdo veprim duhet të matet mirë, jo vetëm në aspektin se a mund të ndërmarr Qeveria, por për nga dimensioni i pasojave të integrimit real të tyre dhe të katër komunave të veriut në sistemin qeverisës të vendit”, theksoi Mustafa. Poashtu ai tha se më së paku kemi nevojë të tregojmë muskujt me pakicat. Duke e komentuar shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti, Isa Mustafa tha se sa i përket shkarkimit të tij, Kurti ishte i motivuar për ta prishur koalicionin. ”Ne ishim shqiptarë. Me serbët pakicë është pak më ndryshe”, theksoi ai. Lidhur me deklarimet e Goran Rakiq dhe veprimet e tij në kuadër të zhvillimeve të vendit pati reagime edhe nga ndërkombëtarët. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde madje kërkoi të ndaloheshin deklarimet që po bënte. ”Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkroi ambasadori. E të njëjtin mendim kanë ndarë edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit ripublikuan postimin e ambasadorit gjerman në drejtim të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë