Mustafa kujton Rugovën për ditëlindje: Ai përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së, Kosova do bëhet shtet NULL NULL 02/12/2021 02/12/2021 Ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugovën, në ditëlindjen e tij. Përmes një postimi në Facebook , ka thënë që Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme”, ka shkruar Mustafa.
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 24 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 25 minuta më parë
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 30 minuta më parë