Mustafa injoron opozitën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa injoron opozitën

NULL NULL
02.05.2015 12:06

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pikërisht në kohën kur opozita tregonte se do t’i vazhdojnë protestat, ka vizituar panairin “Prishtina 2015”, ku tha nuk i bën përshtypje asnjë afat i opozitës sepse programi qeverisës nuk kryhet për dy javë.

I pyetur rreth kërkesave të opozitës, Mustafa tha se nuk bëhet fjalë për injorim por se Qeveria po angazhohet të realizojë programin e vet zhvillimor.

Rreth panairit, Mustafa tha se edhe në këtë panair ka vërejtur se nuk është situata ashtu siç paraqitet në terren, pasi që asnjë biznes nuk po ankohet.Ai tha se bizneset këtu patën kërkesa që Qeveria të punojë më shumë në politikat fiskale dhe zhvillimore.