Mustafa: I përmbushëm kriteret për MSA-në dhe heqjen e vizave - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: I përmbushëm kriteret për MSA-në dhe heqjen e vizave

NULL NULL
01/10/2015

Kryeministri, Isa Mustafa, u takua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për agjendën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, shefi i qeverisë tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Kurse, komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Mustafa dhe Avramopoulos diskutuan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë, njofton Klan Kosova.