Përfaqësues të Luginës pritet të takohen me drejtues të LDK-së dhe PSD-së - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfaqësues të Luginës pritet të takohen me drejtues të LDK-së dhe PSD-së

NULL NULL
10/09/2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do t`i pres në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Klan Kosova merr vesh se në takim me kreun e LDK-në s ‘do të marrë pjesë Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës.

Pos me përfaqësues të LDK-së, ata do të zhvillojnë takim edhe me drejtues të Partisë Socialdemokrate.

Liderët politikë të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës  që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë gjatë ditës iu kanë drejtuar me një kërkesë publike liderëve të Kosovës, që në një periudhë sa më të shkurtër kohore të miratojë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës do ta përkrahin vullnetin e tyre politik të shpallur me një rezolutë e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkimi e tyre me Kosovën.

Pas takimit që patën me presidentin Hashim Thaçi, ata kanë kërkuar përfshirje të në delegacionin negociues të Kosovës në Bruksel./klankosova.tv/.