Mustafa: Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Mustafa: Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri për luftimin e krimit dhe korrupsionit

NULL NULL
1 muaj më parë

Kyetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke e dëshmuar se ka guximin dhe vendosmërinë ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se thirrja e Hotit në mekanizma kushtetues e ligjor për të luftuar krimin mund të mos i pëlqejë dikujt, por është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, siç e ka quajtur ai Hotin.

“Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta”.

“Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa.