Mustafa: Ende nuk e kemi emrin e mandatarit për Qeverinë e re - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Ende nuk e kemi emrin e mandatarit për Qeverinë e re

NULL NULL
20/04/2020
"Jemi të interesuar që vendi të mos vazhdojë gjatë me këtë Qeveri në detyrë sepse shumë marrëveshje kërkojnë ratifikim në Kuvend dhe ndërlidhje të Qeverisë me Parlamentin”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ekziston një përkrahje e gjerë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për mundësinë e një koalicioni me AAK, AKR dhe Nisma.

Këto deklarata i bëri pas takimit konsultativ me strukturat e larta të subjektit që drejton, njofton Klan Kosova.

I pyetur se a dihet emri i mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Mustafa ka thënë se ende nuk e kanë emrin, por nëse vije puna deri aty, LDK do të dalë me një emër konkret.

“Emrin e mandatarit nuk e kemi akoma sepse kur të vjen puna që të jemi gati për formimin e Qeverisë së re; atëherë ne do ta sqarojmë atë dhe do të dalim me emër konkret”.

I pari i LDK-së ka theksuar se për sot nuk është menduar fare të mbahet konferencë për media sepse sipas tij, sot ka qenë vetëm një takim konsultativ të brendshëm dhe jo mbledhje formale.

“Nëse përmbushën të gjitha kushtet kushtetuese dhe na ofrohet e drejta e mandatit që ne si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit ta bëjmë Qeverinë; atëherë duhet të shikohet se cilat janë rrugët më të mira. Ne konstatuam se kemi marrë një përkrahje të gjerë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm – 108 kanë votuar për mundësinë e një koalicioni me AAK, AKR, Nisma”.

“Gjashtë kanë qenë kundër, disa nuk kanë marrë fare pjesë në votim sepse nuk kemi lënë mundësinë e abstenimit. Një përkrahje të tillë e kemi nga organi që vendosë për koalicionin. Koalicionin do të bëjmë vetëm në momentin kur konstatohet se janë përmbushur rrethanat që LDK-së t’i ofrohet një gjë e tillë. Deri atëherë presim që VV ta pranojë ose refuzojë mandatin për të”.

Mustafa ka thënë se kjo gjë varet edhe nga partnerët e mundshëm të koalicionit sepse sipas tij, do të formohet Qeveria vetëm nëse përbëhet nga njerëz me të kaluar të pastër që nuk kanë probleme me ligjin.

“Ne tani konstatuam se e kemi një disponim gjithmonë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë në Qeveri dhe që jemi të gatshëm ta pranojmë këtë sfidë, por gjithmonë duke i respektuar hapat kushtetues. Jemi të interesuar që vendi të mos vazhdojë gjatë me këtë Qeveri në detyrë sepse shumë marrëveshje kërkojnë ratifikim në Kuvend dhe ndërlidhje të Qeverisë me Parlamentin”.

“Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj. Ajo është deklaruar dhe mua më ka interesuar edhe deklarimi i të tjerëve. Në fakt ajo e ka dhënë qëndrimin e saj – që është kundër mocionit të mosbesimit dhe kundër koalicionit me AAK, AKR dhe Nisma – dhe unë kam dashur edhe mendimet e tjera”.

“Emrin e mandatarit nuk e kemi akoma sepse kur të vjen puna që të jemi gati për formimin e Qeverisë së re; atëherë ne do ta sqarojmë atë dhe do të dalim me emër konkret”.

klankosova.tv