Mustafa e Vuçiq në darkë me Mogherinin (VIDEO) NULL NULL 13.10.2015 21:05 13.10.2015 21:05 Ka filluar takimi joformal i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa bashkë me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe shefen e diplomacisë europaiane, Federica Mogherini, në Bruksel, njofton Klan Kosova. Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, temë diskutimi në darkën e punës do të jetë progresi i deritanishëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe hapat e ardhshëm në implementimin e Marrëveshjeve të Brukselit. Takimi po mbahet me ftesë të Mogherini e cila u bëri thirrje të premten Mustafës e Vuçiqit, për një darkë pune. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day